Categories Lajme

24 orë pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e apandesitit, Rama del nga spitali

Kur kanë kaluar 24 orë nga operacioni, kryeministri Edi Rama ka lënë sot ambientet e spitalit. Kreu i Qeverisë ka lënë mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, ambientet e spitalit. Një ditë më parë, atij iu desh të kryente ndërhyrje me laparoskopi nga ekipi i kirurgjisë në QSUT, për apandesitin akut.

Kryeministri shkoi mbrëmjen e 17 prillit me urgjencë në spital dhe pas kryerjes së disa testeve imazherike. Ai u diagnostikua me apandesit akut, ndaj iu desh t’i nënshtrohej me urgjencë operacionit që rezultoi i suksesshëm.

Ndërhyrja zgjati rreth 1 orë dhe u krye me laparoskopi, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT. Gjata, bëri të ditur për mediat gjendja e Ramës ishte e mirë e se koha e rikuperimit nuk do të jetë më shumë se 2-3 ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME