Categories Lajme

Shpërthimi me tritol në banesën e familjes Duka, zbulohet dëshmia e kryefamiljarit

Mësohen detaje të reja nga shpërthimi me tritol që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Freskut në Tiranë, ku një sasi tritoli u vendos në banesën në pronësi të shtetasit Muhamet Duka, djemtë e të cilit janë dy personazhe të njohur të botës së krimit.

Në banesë prej 3 vitesh nuk jetonte njeri. Familjarët e Leonard dhe Elis Duka, që prej shpalljes së tyre në kërkim 4 vite më parë, pas vrasjes së ish-policit Santiago Malka ishin shpërngulur nga kjo banesë, për shkak të frikës së hakmarrjes.

Sasia e tritolit që është vendosur në derën e banesës së familjes Duka, dyshohet se ka qenë e vogël, e megjithatë ka mjaftuar që të dëmtojë derën kryesore të shtëpisë, si dhe të alarmojë banorët e tjerë të pallatit, të cilët kanë njoftuar edhe policinë.

Vetë Duka ka deklaruar se nuk ka dijeni kush mund të jenë autorët, ndërkohë që janë të njohura përplasjes që djemtë e tij kanë pasur me bosin e lojërave të fatit, tashmë të zhdukur, Ervis Martinaj. Ky i fundit më herët e kishte marrë peng Muhamet Dukën, në shenjë hakmarrje ndaj djemve të tij.

Leonard Duka u arrestua në muajin Shkurt të këtij viti, në një provincë në Belgjikë. Autoritetet belge e kanë prangosur Duken në shoqërinë e një vajze, mëngjesin e 14 shkurtit, që përkon me festën e Shën Valentinit, teksa në banesë u gjeten armë dhe shuma të konsiderueshme parash.

Për Dukën pritet që të ketë një kërkesë për ekstradim nga pala shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME