Lajme

26-vjeçarja nga Librazhdi dërgohet në gjendje të rëndë në spital, tentoi t’i japë fund jetës

Një vajzë e re nga fshati Dorëz i Librazhdit ka tentuar që t’i japë fund jetës.

Mësohet se 26-vjeçarja me iniciale A.H në momentin që tentoi të vetëvarësh, u pikas nga familjarët. Mënjëherë ajo është dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore.

Gjëndja shëndetësore e të resë është kritike, ndërkohë që nuk dihet se cilat ishin arsyet që e çuan të renë të tentonte vetëvarjen.

Në pyetje po merren familjarët e saj nga policia në mënyrë që të zbardhen detaje nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close