Categories Covid-19, Lajme

32 raste në Vlorë, 2 qytetarë nga Vlora humbin jetën, 782 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria njofton se nga 2256 testime të kryera në të gjithë vendin kanë rezultuar pozitiv 782 raste të reja, ndërkohë që betejën me virusin e kanë fituar 572 persona.  Ministria e Shëndetësisë ka bërë më dije se në 24 orët e fundit 13 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar. Njoftimi: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2.256 testime, 572 të shëruar, 782 raste të reja dhe 13 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. Ju rikujtojmë domosdoshmërinë për të respektuar rregullat e distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën. Ju informojmë për situatën e COVID19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.256 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 131 testime janë kryer për arsye depistimi.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 782 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 315 raste në Tiranë, 46 raste në Sarandë, 32 raste në Fier, Kavajë, Vlorë, 31 raste në Berat, 30 raste në Durrës dhe Lushnje, 28 raste në Shkodër, 23 raste në Elbasan, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kolonjë, 18 raste në Pogradec, 16 raste në Kuçovë, 15 raste në Kurbin, 10 raste në Krujë, 9 raste në Has dhe Përmet, 8 raste në Malësi e Madhe, 7 raste në Kukës, Mirditë, Mallakastër, Gramsh, 6 raste në Mat, 5 raste në Korçë dhe Delvinë, 4 raste në Peqin dhe Skrapar,1 rast në Librazhd, Gjirokastër, Bulqizë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.484 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Vlora, 2 nga Berati, 2 nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci dhe 1 qytetar nga Korça. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME