Categories Lajme

33 vjeçari shqiptar gëlltiti telefonin, zbulohet arsyeja përse e bëri…

Ditë më parë, një rast i pazakonshëm është hasur nga mjekët në spitalin e Kosovës, pasi një 33 vjeçar kërkonte ndihmë për të nxjerrë një telefon të cilin e kishte gëlltitur. Tashmë është zbuluar arsyeja e këtij veprimi të çuditshëm dhe mësohet se 33 vjeçari ka qenë i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë dhe e kishte gëlltitur telefonin për mos t’u rënë në dorë gardianëve.

Shtetasi A.A., nga Fushë Kosova, është i dënuar me katër vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë” dhe më datën 30.08.2021, ka kërkuar ndihmë mjekësore nga stafi i sigurisë së burgut duke deklaruar se ka gëlltitur një telefon.

“I burgosuri në fjalë ka treguar se e ka gëlltitur telefonin mobil dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore, i cili menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë për trajtim, i është bërë fotografimi”, ka deklaruar Florent Gashi, zëdhënës në Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Më pas ai “është nisur menjëherë për në SHSKUK”, ka treguar Gashi. Aashtu edhe siç u bë publik lajmi të hënën nga vet stafi mjekësor që morrën pjesë në këtë intervenim. Mjekët ga stronologë kanë nxjerrë pa operacion celularin e tipit “Nokia”, të ndarë në tri pjesë, me rrugë endoskopike, pa e prerë lukthin.

“Pamë që ishte telefoni i ndarë në pjesë tri pjesë. Nga të gjitha këto pjesë bateria është më e rrezikshmja sepse mund të shpërthente. Nuk e kemi operuar por me rrugë endoskopike, nga goja e kemi nxjerrë telefonin”, ka thënë Skender Telaku, gastroenterolog në QKUK

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME