Categories Lajme

“S’bie tërmet në Elbasan”/ Gjiknuri i përplas Ballës rezultatin e Vlorës: Historik, s’ka si shifrat e mia, jam i shkëlqyer

Damian Gjiknuri është kujdesur të jetë sa më i ftohtë në deklaratën e tij pasi i zuri vendin Taulant Ballës edhe në strukturimin e Partisë Socialiste edhe në drejtimin e qarkut të Elbasanit. I pyetur nga gazetarët sesi ndihet pas detyrave të reja që iu besuan, Gjiknuri solli në vëmendje rezultatin që Partia Socialiste mori në qarkun e Vlorës.

Më herët, Balla tha me ironi se “nuk bie tërmet në Elbasan“, duke i kujtuar Gjiknurit përgjimet e famshme të Bild, ku ish-ministri u kap duke biseduar me Imer Lalën dhe i thoshte “tërmet e bëmë tërmet”, referuar rezultatit të zgjedhjeve në Dibër.

FJALA E GJIKNURIT: Unë kandidimin tim të parë e kam pasur në Qarkun e Elbasanit. Është një detyrë e vështirë, sfidë e madhe. Natyrshëm që edhe unë kam eksperiencën time dhe do të bëj më të mirën të mundshme punën e nisur. PS është konfirmuar si forcë fituese dhe me vizion të qartë për të ardhmen.

Kam patur lidhjet e mia me qarkun e Vlorës dhe rezultati im është i shkëlqyer, historik dhe më i thellë dhe i arritur ndonjëherë në ndonjë qark në Shqipëri dhe bazuar në këtë eksperiencë do të bëj më të mirë.

A duhet të ishit kthyer ministër? S’ka rëndësi, edhe menaxhimi është sfidë që e mirëpres. Jam njeri i investuar gjatë në këtë parti. S’ka shqetësim për mua.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME