Categories Lajme

36-vjeçarja , mjekët: I dhamë shërbimin, nuk përcaktuam dot diagnozën

Një 36-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin Durrësit ditën e djeshme, pasi kishte ardhur me urgjencë.  Në lidhje me këtë ngjarje policia ka njoftuar se ka proceduar penalisht 2 mjekë, të qendrës shëndetësore në Shijak dhe Urgjencës mjekësore në Durrës. 36-vjeçarja, Margarita Keci ka humbur jetën në rrethana të paqarta në spitalin e Durrësit.

Gazetari Leonidha Musaj raporton se as mjekët e Shijakut dhe ata të Durrësit nuk kanë arritur të përcaktojnë diagnozën se nga se vuante 36-vjeçaraja. Do të jetë autopsia që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.Mjekët kanë deklaruar për policinë se kanë shërbyer në mënyrën më të mirë dhe nuk arritëm të zbulonim se nga çfarë vuante. Herë pas here 36-vjeçarja paraqitej në këtë qendër shëndetësore me të vjella dhe shtrëngim të kraharorit. Mirëpo, mjeket pretendojnë se nuk arritën të kuptonin nga çfarë vuante 36-vjeçarja. Nga ana tjetër, familjarë janë të revoltuar pasi pretendojnë se nuk i është bërë shërbimi i nevojshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME