Categories Lajme

5 mijë lekë shpërblim për pensionistët në 2022! Ministria e Financave: Bonus do ketë dhe këtë vit

Së shpejti pritet që të rishikohet për herë të 5 buxheti i shtetit i vitit 2021. Dy do të jenë arsyet kryesore, dhënia e bonusit për pensionistët në vend, dhe së dyti është rishpërndarja e fondeve, ku pritet të rriten pagesat për projektet infrastrukturore rrugore dhe për infrastrukturën e ujit.

së shpejti pritet që të rishikohet për herë të 5 buxheti i shtetit i vitit 2021. Dy do të jenë arsyet kryesore, dhënia e bonusit për pensionistët në vend, dhe së dyti është rishpërndarja e fondeve, ku pritet të rriten pagesat për projektet infrastrukturore rrugore dhe për infrastrukturën e ujit.

Edhe këtë vit 668,890 pensionistë do të marrin shpërblimin për festat e fundvitit i kthyer traditë prej vitesh, por burime nga Ministria e Financave thotë se ende nuk është caktuar masa e shpërblimit që do të jepet.

Ndërsa sa i takon vitit të ardhshëm nuk do të jetë më dilema e masës së shpërblimit, pasi është e caktuar që në projektligjin fillestar të projektbuxhetit të vitit 2022.

Janë 3.5 miliardë lekë që janë përcaktuar në projektbuxhetin e 2022, për bonusin e pensionistëve, dhe praktikisht masa e shpërblimit do të jetë 5 mijë lekë për çdo qytetar. Po ashtu në relacionin e projektbuxhetit është saktësuar edhe masa për indeksimin e pensionit.

“Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2022, parashikohet në masën 148.9 miliardë lekë ose 8% e PBB. Nga ky fond, për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 2.6 miliardë lekë dhe 3.5 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët”, thuhet në relacion.

Edhe pse në situatë të vështirë ekonomike prej pandemisë COVID-19, pensionistët e morën shpërblimin prej 5 mijë lekësh, me fond total 3.4 miliardë lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME