Categories Lajme

‘500 mijë euro ose të vrasim”, gazetari publikon pamjet: Si merret peng biznesmeni në Shkodër

Policia e Shkodrës ka sjellë  një komunikatë zyrtare përsa i përket disa arrestimeve të kryera në 24 orët e fundit, ku ndër to ishte edhe rasti i një 57-vjeçari, i cili sipas komunikatës është marrë me forcë nga lokali i tij nga tre persona dhe më pas janë larguar drejt Pukës, por që gjatë ndjekjes nga policia autorët e kanë lënë të lirë dhe kanë mundur të largohen.

“Jane referuar materialet ne prokurori, dhe po punohet per identifikimin dhe kapjen e 3 shtetasve, te cilet kane marre me force nga lokali i tij shtetasin M.B 57 vjec dhe jane larguar ne drejtim te Pukes.

Gjate ndjekjes nga forcat e policise autoret e kane lene te lire shtetasin M.B dhe kane mundur te largohen.”, thuhej në njoftimin e policisë.

Por, situata nuk është aq normale sa duket. Ishte gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili publikoi pamjet e pengmarrjes së dyshuar. Ai tha se tre persona me një fuoristradë Audi me targa angleze shkuan në lokal si klientë.

Pasi porositën kafetë, ata i hodhën një këllëf jastëku në kokë pronarit dhe e morën peng. Hoxha tha se personat e çuan pronarin e lokalit në një zonë malore të Kukësit, dhe përmes telefonit të tij i dhanë ultimatum djalit që të dorëzonte 500 mijë euro në lagjen “Rus” të Shkodrës.

Gazetari tha se pavarësisht vënies në dijeni të prokurorisë dhe policisë, autoritetet nuk kanë reaguar lidhur me këtë rast. Sipas Hoxhës, pengmarrësi u la i lirë pasi personat që e rrëmbyen u trembën kur disa persona të tjerë të rëndësishëm u interesuan për fatin e tij.

Deklarata e Artan Hoxhës:

Kjo video është bërë në datën 25 maj ku tre persona…kemi të bëjmë me një pengmarrje, personi që është marrë peng quhet Mitat Balla, kanë shkuar tre persona aty si klientë, i kanë hedhur një këllëf jastëku në kokë, janë larguar me një Audi në drejtim të Kukësit, e kanë mbajtur peng për katër orë. Janë tre persona që e kanë marrë peng. Po e publikoj se kam pritur reagim nga autoritetet dhe ka patur heshtje totale.

Ky është çuar në një zonë malore në Kukës, është vendosur kontakt me familjarët e tij dhe i kanë thënë nëse nuk dorëzoni 500 mijë euro në lagjen Rus të Shkodrës, babai yt nuk kthehet në shtëpi. I biri kishte prerë biletën atë ditë për në Angli. Cili ka qenë motivi, a ka të bëjë kjo me aktivitetin e djalit në Angli.

Nuk e di, por ajo që di është se ky person është marrë peng, familjarët kanë njoftuar policinë. I kanë bërë një telefonatë tjetër të birit pak më vonë dhe i kanë thënë nuk e lëmë të iki baba jot, po nuk i çove 500 mijë euro. Për fat të mirë, i biri i pengut i ka regjistruar.

Mes njerëzve që janë shqetësuar ka patur edhe njerëz që janë interesuar dhe kanë marrë në telefon pengun. Kur pengmarrësit kanë parë numrat e telefonit që i kanë rënë telefonit të pengut, janë trembur dhe e kanë lëshuar. Pas disa ditësh kjo fuoristradë është gjetur e djegur në fshatin Fishtë. Problemi është se këta persona janë të lirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME