Categories Covid-19, Lajme

6 humbje jete dhe 309 raste të reja me koronavirus në Kosovë në 24 orë

Institucionet shëndetësore në Kosovë, kanë raportuar edhe 6 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 (69 vjeç), Obiliq 1 (79 vjeç), Prishtinë 1 (77 vjeç), Prizren 1 (80 vjeç) dhe Suharekë 1 (58 vjeç).

Në raportin ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), thuhet se nga 1.287 mostra të testuara, janë regjistruar si të infektuar me koronavirus, 309 persona. Nga virusi janë shëruar edhe 546 pacientë, ndërsa raste aktive aktualisht janë 10.478. Që prej 13 marsit e deri më sot, në Kosovë janë regjistruar 49.866 raste me koronavirus. Prej tyre, 1.290 pacientë kanë vdekur dhe 38.118 të tjerë kanë mposhtur sëmundjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME