Categories Lajme

Video/ Dalin pamjet nga aksidenti brenda tunelit Tiranë-Elbasan, makinat bëhen copa

Një aksident i frikshëm ndodhi gjatë mesditës së sotme brenda tunelit të Elbasanit, ku për pasojë u lënduan dy persona, sipas variantit zyrtar të Policisë. Ajo që duket nga pamjet e aksidentit është se dy mjetet e përfshira në përplasje kanë marrë dëme të mëdha, ndërkohë që të plagosurit u transportuan drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Mësohet se në aksident u përfshinë 2 makina një “Ford” dhe një “Audi”. Nga të dhënat e para mësohet se një nga dy makinat, “Ford”-i humbi kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe manovrave duke marrë përpara edhe mjetin tjetër, “Audi”. Siç shihet dhe nga pamjet dëmet janë të konsiderueshme, ndërkohë që për rreth një orë u bllokua qarkullimi mes dy qyteteve duke shkaktuar një radhë të madhe mjetesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME