Categories Lajme

62-vjeçari me 4 emra kapet në Durrës, tani i duhet të kalojë jetën në burg

Policia e Durrësit ka vënë në pranga, Mustafa Shullanin, 62-vjeç. Gjykata e Apelit e Bolonjas, Itali, e ka dënuar 62-vjeçarin, me 17 vjet e 1 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga ligji penal italian.

Me qëllim vuajtjen e periudhës prej 11 vjet e 4 muaj burgim, të mbetur nga dënimi total, kjo gjykatë apeli ka lëshuar për këtë shtetas, një urdhër-arrest ndërkombëtar.

Mustafa Shullani njihej me identitete të tjera: Hasan Shullani, Ferdinand Behari dhe Faje Shullani), 62 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës.

Njoftimi:

Finalizohet në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Koordinatat”.

I dënuar në Itali, me mbi 17 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet në Durrës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 62-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, për kapjen e personave të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, finalizuan operacionin policor të koduar “Koordinatat”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:

– Mustafa Shullani (me identitete të tjera: Hasan Shullani, Ferdinand Behari dhe Faje Shullani), 62 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës.

Gjykata e Apelit e Bolonjas, Itali, e ka dënuar 62-vjeçarin, me 17 vjet e 1 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga ligji penal italian. Me qëllim vuajtjen e periudhës prej 11 vjet e 4 muaj burgim, të mbetur nga dënimi total, kjo gjykatë apeli ka lëshuar për këtë shtetas, një urdhër-arrest ndërkombëtar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME