Categories Lajme

Gonxhe: Në rrugë do ketë kamera inteligjente! Numri i aksidenteve është ulur me 14%

Së shpejti në disa nga akset kryesor të Tiranës  do të ketë kamera inteligjente të cilat do të tregojnë të dhëna te detajuara për shoferët të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugorë.

Kjo gjë u tha nga Drejtori i përgjithshëm i transportit rrugore të Shqipërisë Blendi Gonxhe, gjatë një interviste me moderatoren Anjola Hamzaj.

Gonxhe tha se dy vitet e fundit policia ka bërë një punë shumë të mirë dhe se pajisjet teknologjike do të ulin numrin e policëve në rrugë. Akset rrugore ku janë vendosur kamerat janë përcaktuar në bashkëpunim me ARRSH.

Blendi Gonxhe: Programet e reja që duhet të jenë të monitorimit dhe të mbikëqyrjes së rrugëve në bashkëpunim me ARRSH-në, që do jenë me kamera që do bëjnë të ketë më pak policë prezentë janë përcaktuar  akset më  problematike rrugore që do të jenë më duket rreth 200 kilometra, të cilat do të jenë kryesisht në zonën qendrore dhe të lëvizjeve më të shumta, më të shpeshta dhe më të dendura të trafikut në rrugët tona. Ne u ulëm që të ndihmojmë policinë dhe të ndihmojmë dhe qytetarët që do e kenë gjobën në zarf, në shtëpi, në postë.

Goxhen theksoi se ka pasur ndryshime ligjore edhe për çështjen e mesimdhenies në mënyre qe te kemi shofer sa më të trajnuar.

Blendi Gonxhe: Ne kemi bërë sivjet ndërhyrje të guximshme të cilat do të rregullojnë ndjeshëm cilësinë e mësimdhënies, cilësinë e shkollimit si dhe standardet e marrjes së mësimit në ato autoshkolla, që ato të jenë të njëjta, të jenë të njësuara në të gjithë territorin e vendit, të jenë dinamike në rastet e trafikut. Do të ketë deri një ndërhyrje në nivele të teknologjisë didaktike më bashkëkohore.

Drejtori i përgjithshëm i transportit rrugore të Shqipërisë bëri me dije se janë ulur numri i aksidenteve krahasuar me një vit më parë me 14%. Po ashtu numri i viktimave është ulur me 19%. Gonxhe tha se, kemi 10% më pak qytetarë të lënduar nga aksidente rrugore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME