Categories Lajme

64-vjeçari në Vlorë u vra për arsye politike, zbardhet dëshmia e autorit në polici

Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së kreut të njësisë administrative në Selenicë të Vlorës. Ai ka deklaruar në polici se kishte qenë i dehur kur ndodhi ngjarja.

“Nuk më kujtohet se çfarë ka ndodhur dhe çfarë kam bërë, isha i dehur”, mësohet të ketë deklaruar ai në polici.

Ndersa një dëshmitar tha për policinë se debati mes autorit dhe kreut të njësisë administrative nisi për çështje politike. Fax Neës më herët raportoi se Admir Delaj njihet si militant i PS-ës në zonë, ndaj edhe ka dyshime për konflikte me baza politike.

Autori kishte pak vite që ishte kthyer nga Italia, dhe zotëronte një biznes bar-lokal në Vlorë.

Kryetari i Njësisë Aministrativë të fshatit Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo u vra me armë gjahu çifte jashtë një lokali në fshat. Autori ka qenë duke pirë kafe jashtë lokalit, është futur brenda dhe ka debatuar me viktimën, më pas kanë dalë të dy jashtë dhe autori e ka qëlluar dy herë.

Fatmir Hodo, ish-kryetar i komunës Kotë, ishte administrator i kësaj njësie me Partinë Demokratike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME