Categories Lajme

Abuzime në spitalin e Gjirokastrës

Prokurimet publike vijojnë të shkaktojnë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit.
Në sitën e KLSH-së ka kaluar spitali i Gjirokastrës i cili rezulton që ti ketë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën e mbi 46.8 milionë lekë.

Konkretisht ky dëm është shkaktuar në fushën e prokurimeve publike me vlerë mbi 14 milionë lekë, si dhe shpenzime pa efektivitet me vlerë e mbi 32.7 milionë lekë. Dëmi është shkaktuar në medikamente, asgjësim materialesh, vendime gjyqësore si dhe në zhveshjen e aseteve.

Shkeljet që janë bërë në fushën e prokurimeve publike lidhen me faktin se për kompanitë që kanë fituar tendera për medikamente dhe pajisje mjekësore, jo vetëm që nuk kanë paguar tarifë ditore për vonesat, por nuk kanë dorëzuar as medikamentet me cilësinë e kërkuar në kontratë.

Nga blerja e medikamenteve, materiale mjekësore dhe kite e ragente të pa planifikuar mire pa marrë gjendjen e Farmacisë apo pa llogaritur konsumin mesatarë ndër vite dhe mbi të gjitha pranimi i mallrave jo në përputhje me kontratën por me një afat skadence shumë të afërt u konstatuan barna të skaduara në vlerën prej 2.6 milionë lekë, vlerë e cila përbën efekt financiar negativ për Institucionin.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në dëmin ekonomik që ka shkaktuar ky spital ndaj buxhetit të shtetit lidhet me largimet nga puna pa të drejtë të punonjësve.

Këta të fundit kanë kërkuar dëmshpërblim nga spitali me vendime të gjykatave në vlerën e mbi 13.5 milionë lekë./scan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME