Categories Lajme

Acar deri në fundjavë, të mërkurën do të ketë…

Sipas meteorologes Ladja Porja, i gjithë territori shqiptar sot ka shënuar vlera negative, përfshirë zonat bregdetare.

Qyteti i Vlorës ka shënuar temperatura -1 gradë celsius dhe Saranda 0 gradë celsius. Ndërkohë, pritet që të gjithë zonat malore të jenë me vlera negative edhe në orët e mesditës.

Edhe kryeqyteti ka shënuar temperatura të ulëta -5 gradë celsius. Ditën e sotme i fohti do të ndjehet goxha dhe parashikohet që edhe nesër të kemi temperatura të ulëta. Dita e martë do të vijojë me vlera ekstreme në zonat malore. Do të ketë një rritje të lehtë, por shumë pak të ndjeshme.

Porja tha se ky i ftohtë do të na shoqërojë deri në fundjavë. Moti do të përmbyset në fundjavë, sidomos në ultësirën perendimore ku bregdeti dhe zonat e ulëta do të jenë me vlera pozitive, ndërkohë mbeten me vlera negative zonat malore.

Për sa i përket reshjeve ka një përmirësim të dukshëm. Ditën e mërkurë do të ketë flokë dëbore shumë të pakta dhe deri në fundjavë do të jemi me mot të qëndrueshëm, por të acartë.

Sipas Porjes, nuk do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave në zonat malore, gjë që nuk do të sjellë probleme me shkrirjen e dëborës, e gjithë veri-lindja dhe zonat jug-lindore do të jenë në temperatura -5 dhe -6 gradë celsius.Klan News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Maj 2024

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat mafioz çiftit shqiptar në Athinë. Vritet armiku i Ervis Martinajt, plagoset gruaja

Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në Greqi, ku protagonistë janë sërish shqiptarët. Mediat helene…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin kokainë në Itali, arrestohen disa shqiptarë, mes tyre dhe një çift bashkëshortësh (EMRAT)

Policia italiane ka arrestuar 8 persona për shitje kokaine dhe mes tyre 3 janë shqiptarë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Është arratisur? Majmuni del xhiro në Tiranë, qytetarët shtangen

Një video e bërë në Sauk ka shkuar menjëherë virale në rrjete sociale. Një majmun i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arkeologët zbulojnë një pishinë të shekullit të parë në Durrës

Gërmimet arkeologjike në oborrin e shkollës “Gjergj Kastrioti” të Durrësit, e cila  pritet t’i nënshtrohet…

LEXO ME SHUME