Categories Lajme

Zv. ministrja e Shëndetësisë: Situata e infektimeve në Shqipëri është alarmante!

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, e cilësoi alarmante situatën e pandemisë në vend.

Përmes një lidhje ‘Skype’, në rubrikën ‘Opinion’, në ‘News 24’, ajo tha gjithashtu se gjatë ditës së sotme priten të mbërrijnë 7 mijë doza vaksinash nga kompania Pfizer.

Ajo shtoi se qendrat e vaksinimit, veç stadiumit ‘Air Albania’, do të shtrihen dhe në dy qarqe, Vlorë dhe Shkodër. Gjithashtu Tomini shtoi se krahas mjekëve do të vaksinohen dhe të moshuarit nëpër shtëpitë e të moshuarve.

‘Shtatë mijë doza vaksinash vijnë sot nga Pfizer, për të bërë të mundur vaksinimin sipas grupeve prioritare.

Atëherë sipas grupeve prioritare, ne po përvijojnë me personelin shëndetësorë, do të përvijohet me azilet e moshës së tretë dhe do të përvijojë vaksinimi veç stadiumit Air Albania, në dy qarqe, Vlorë dhe Shkodër, por dua të theksoj që grupi prioritar personeli shëndetësorë është vijë e parë e imunizimit, por edhe grupet e riskut siç janë shtëpitë e të moshuarve.  Nuk do të humbasim asnjë minutë kohë, por do të përvijojë që nga dita e nesërme procesi i vaksinimit për të gërshetuar punonjësit shëndetësorë dhe azilet’, tha Tomini.

Tomini në fjalën e saj e cilësoi situatën si alarmante. Ajo tha se ishte parashikuar më herët, që nëse do të mbushej kapacitetet e 500 shtretërve, do të vlerësoheshin skenarët e tjerë.

“Është një situatë alerti, e vlerësuar nga incidenca e shfaqur në disa nga bashkitë e vendit. Sigurisht sipas një plani të parashikuar më herët ne kishim parashikuar ndërkohë dhe mbështetjen e kapaciteteve në shtretër, përkundrejt hostspitalizimit në tre spitale COVID, nëse do të arrinim në 500 shtretër, skenarët do të hapeshin dalë ngadalë. Duke vlerësuar këtë kapacitet, duke qenë se janë 500 pacientë në të gjitha spitalet COVID. Prandaj është parë e udhës dhe gjykuar të hapen dy spitale rajonalë për të qenë mbështetje, por ndërkohë të jenë dhe më afër popullatës në nivel rajonal”, tha Tomini.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë, zhvillohet një inspektim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore që operojnë në territorin e Portit Detar

Së bashku me drejtuesit e institucioneve shtetërore që operojnë në territorin e Portit Detar të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME