Categories Lajme

“Ai është vrasës”/ Ish-drejtori i doganës shkaktoi 2 aksidente, denoncuesi: Më ka goditur, kishte lidhje me ish-gruan

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e dyfishtë, të shkaktuar ditën e djeshme nga ish-drejtori i doganës së Fierit, Arlind Lagji, ku u plagosën dy persona.

Së fundmi  ka reaguar edhe ish-bashkëshorti i gruas me të cilën Lagji kishte një marrëdhënie. Algert Belulaj, ka hedhur akuza të forta mbi ish-drejtorin dhe mbi ish-bashkëshorten, duke thënë se ai është aksidentuar qëllimisht nga kjo e fundit.

Belulaj shprehet se për aksidentin që i shkaktoi ish-bashkëshortja, e që u mbyll me ndihmën e Lagjit, ekzistojnë të gjitha provat në prokurori, por sërish ekziston frika që Arlind Lagji do të dalë i pa lagur edhe nga aksidenti i djeshëm.

‘Ky është rast i përsëritur, pasi më ka goditur është larguar. Ky është një rast i paralajmëruar shumë qartë, se e kam denoncuar atë person në organet e shtetit. Nuk është marrë asnjë masë ndaj atij personi. Ai del në rrugë, sikur nuk ka kryer asnjë vepër penale.

Unë jam këtu pasi në Shqipëri jam përndjekur nga personi, nga persona të paidentifikuar. Më pas nuk më ka dalë dikush garant, kam kërkuar azil. Në bazë të asaj që konstatoj, dyshoj se prokuroria e Fierit është e kapur nga krimi. I bëj thirrje opinionit publik se personi në fjalë mund të marrë jetë njerëzish, ai deklaron se është kriminel, që ka dijeni për vrasje.’

Konflikti i Lagjit dhe Belulajt u bë publik pak kohë më parë, ku ky i fundit denoncoi Lagjin dhe bashkëshorten e tij për lidhjen jashtë-martesore ndërsa pas akuzave, ish-drejtori i doganës së Fierit u pezullua.

Në aksidentin e djeshëm të shkaktuar nga Arlind Lagji, fillimisht u plagos një grua ndërsa më pas në tentativë për tu larguar nga vendngjarja, me fuoristradën e tij goditi një tjetër automjet i cili dëmtoi më pas dëmtoi një shtyllë ndriçimi./m.j Javanews

"Ai është vrasës"/ Ish-drejtori i doganës shkaktoi 2 aksidente, denoncuesi: Më ka goditur, kishte lidhje me ish-gruan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME