Categories Lajme

Aksident në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, 4 të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Ersekë-Leskovik, në afërsi të fshatit Taç, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se shoferi 21-vjeçar drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi: Kolonjë/Informacion paraprak, Më datë 22.05.2022, rreth orës 14:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, në afërsi të fshatit Taç, Kolonjë, shtetasi E. L., 21 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë dëmtuar katër pasagjerët e këtij mjeti konkretisht shtetasit R. Q; D. M; dhe F. H., të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Ersekës dhe shtetasi A. B., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.

Drejtuesi i mjetit, pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME