Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Llogara. Burime për NewsBomb.al bëjnë me dije se një autobus është përplasur me një furgon në një kthesë të fortë.
Ende nuk dihet nëse ka të plagosur, por siç vërehet edhe në xhamin e një mjeti zona është përfshirë nga reshjet e shiut, ç‘ka mund të ketë shkaktuar dhe aksidentin, si pasojë e lagështirës në rrugë.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.