Lajme

Aksident në rreth-rrotullimin e Selitës, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën e Re. Sipas policisë së Tiranës, në zonën e rrethit të Selitës, një makinë që drejtohej nga qytetari me inicialet M. L., ka përplasur një motorist me inicialet M. V.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën dhe hetimet po zhvillohen në vendngjarje.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak , Më datë 20.05.2022, në afërsi të rrethit të Selitës, mjeti me drejtues shtetasin M. L., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin M. V., 24 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close