Categories Lajme

Gara për kryetar/ Berisha nga Vlora fton demokratët të marrin pjesë në zgjedhje

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një takim me qytetarët në Vlorë u shpreh se misioni i vërtetë i opozitës është t’i garantojë votën demokratëve kudo ku ndodhen.

Ndër të tjera ish-kryeministri theksoi se PD do të mund të vijë në pushtet vetëm nëse nxjerr në krye të lëvizje të rinjtë e vendit.

“PD do mund të vijë në pushtet nëse nxjerr në krye të kësaj lëvizje të fuqishme të rinjtë vendit. Shqipëria duhet shndërruar në një vend shpresëplotë, për veten të ardhmen. Ju ftoj ju demokratëve të Vlorë dhe mbarë Shqipërisë të marrim pjesë dhe të votojmë të lirë sipas vullnetit dhe ndërgjegjes tonë. Pjesëmarrja është shumë e  rëndësishme për PD dhe misionin e saj për të ardhmen e këtij vendi”, tha më  tej Berisha.

Berisha u ndal te emigrantët shqiptarë, ndërsa u shpreh se janë të vetmit që nuk votojnë, duke shtuar se misioni i opozitës është të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi aktual.

“Misioni ynë është ti garantojmë votën demokratëve kudo që ndodhen. Emigrantët shqiptarë janë të vetmit që nuk votojnë. Ne duhet ta shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim. Nuk e kam dëgjuar Ramën të thotë  duhet të punojmë për të rinjtë, jo asnjëherë. Por ne duhet të dyfishojmë forcën tonë dhe unë jam i bindur që do t’ja dalim”, tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME