Një a ksident ka ndodhur mbrëmjen e sotmë në autostradën Tiranë-Durrës. A ksidenti mesohet të ketë ndodhur në afërsi të qytetit të Vorës, me drejtuese personin me iniciale F.H 25 vjeçe.
Nga videoja e publikuar nga “Balkan Web”, shte një makinë tip “Ford”, e cila është përplasur më trafikndarësen pasi shoferi ka humbur kontrollin e mjetit. Në makinë po udhëtonin 4 persona, por fatmirësisht nuk pati asnjë të l ënduar, ndërkohë që d ëmet materiale janë të shumta.
Në vendngjarje ka shkruar policia së bashku me grupin h etimor ,të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 21:30, në Vorë, një automjet me drejtuese shtetasen F. H., 25 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, ku si pasojë ka vetëm d emë materiale dhe nuk ka probleme për drejtuesen e mjetit.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.