Categories Lajme

Nesër është Nata e Kadrit, çfarë duhet të dini për natën e shenjtë

Nata e Kadrit është nata në të cilën pejgamberit Muhamed, ndërmjet melekut Xhebrail, i kanë zbritur ajetet e para të Kuranit, sipas fesë islame.

Kjo është një nga netët teke në dhjetë ditëshin e fundit të muajit Ramazan. Myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i falë të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet, dhe se engjëjt zbresin në Tokë.

Muslimanët besojnë që Kur’ani u zbrit në natë e Kadrit tek Muhammedi prej Allahut. Zbritja filloi në shpellën Hira në Mekë. Sureja që u zbrit e para ishte sureja Alak. Në Kur’an nuk përmendet ndonjë datë specifike, por thuhet se Nata e Kadrit është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit.

Meqenëse askush nuk e di saktësisht se cila natë shënon Natën e Kadrit, shumica e myslimanëve respektojnë të gjitha 10 mbrëmjet e fundit të Ramazanit duke bërë lutje shtesë dhe duke lexuar Kur’an, librin e shenjtë të Islamit.

Nata përkujton kur Kur’ani iu zbulua për herë të parë Profetit Muhamed. Sipas traditës islamike, profeti shkonte për një muaj çdo vit në shpellën e Hira, e cila ndodhej në një mal jashtë qytetit të Mekës.

Besohet se Engjëlli Gabriel (Xhebraili) vizitoi profetin në shpellë një natë dhe e frymëzoi atë të recitonte vargjet e para të Kur’anit që do t’i zbuloheshin. Çdo vit, kjo natë dëshmon se qindra mijëra myslimanë u drejtuan drejt xhamive për të ndjekur lutjet me xhemat.

Në Palestinë, dhjetëra mijëra myslimanë vizitojnë Xhaminë Al-Aqsa, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit, për t’u lutur gjatë Natës së Kadrit.

Për disa vjet, ushtria izraelite ka lejuar gratë palestineze mbi 30 vjeç dhe burrat mbi 50 vjeç të hyjnë në Jeruzalem nga Bregu Perëndimor i okupuar për të mbajtur lutjet.

Në qytetet e shenjta myslimane të Mekës dhe Medinës, qindra mijëra njerëz nga e gjithë bota marrin pjesë në lutjet me xhemat në Xhaminë e Madhe të Mekës dhe Xhaminë e Profetit në Medinë – dy vendet më të shenjta për myslimanët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze!

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet 36-vjeçari në Durrës!

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave në Durrës ka përfunduar me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi automjetin e postës në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ I gjendet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 29-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e…

LEXO ME SHUME