Lajme

Aksidenti në autostradën Vlorë-Fier, prangoset shoferi i ‘Benz’-it

Arrestohet i riu që shkaktoi aksidentin e rëndë mbrëmjen e djeshme në autostradën Vlorë-Fier.

Duke drejtuar makinën “Mercedez Benz”, 27 vjeçari dyshohet se ka kryer një manovër të gabuar dhe ka ecur indietro në autostradë duke bërë që të përplaset me mjetin pas tij tip “Seat Ibiza”.

Nga kjo përplasje kanë mbetur e lënduar një vajzë e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë  arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin N.A.,27 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pasi në autostradën Vlorë-Fier,duke drejtuar automjetin e markës “Mercedez Benz”, është përfshirë në një aksident me automjetin e markës “Seat Ibiza” ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë, pasagjerët në automjete“, thotë policia. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: