Në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Thumanë, ku për pasojë një person mbeti i plagosur, ku sipas forcave blu u dërgua në spitalin e traumë ku dhe humbi jetën për shkak të plagëve të marra. Sipas forcave të policisë 24-vjeçari me inicialet D.Gj i cili drejtonte automjetin tip “BMW” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen.
Menjëherë u bë transportimi i 24-vjeçarit drejt spitalit të Traumës, por nuk mundi tu mbijetojnë plagëve të marra ku dhe ndërroi. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilat punojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes
Njoftimi i polcisë: Lezhë/Informacion paraprak Në aksin rrugor Milot-Thumanë,drejtuesi i mjetit tip “BMW” shtetasi D.Gj.,24 vjeç,banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen. Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit dhe është transportuar në spital,ku ka ndërruar jetë. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.