Policia e Tiranës ka njoftuar se mesditën e sotme një 55-vjeçare është aksidentuar nga një makinë. Blutë bëjnë me dije se fatmirësisht ajo është jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 09.05.2021, rreth orës 14:15, në Qafë Kashar mjeti me drejtues E. N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. J., 55 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.