Categories Lajme

Albin Kurti hap kanal televiziv me logon e partisë, I ftohtë me Ramën por ‘mendon’ si Rama

Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë politik në Kosovë që krijon një televizion të vetin dhe i dyti në hapësirën shqipfolëse pas Edi Ramës. Albulena Haxhiu nga kjo parti ka thënë në Klan Kosova se qëllimi i kësaj iniciative ka qenë që të paraqesin qëndrimet për çështje të caktuara.

“E respektojmë punën që bëjnë mediat dhe gazetarët në Kosovë, por e kemi parë të rëndësishme që ta bëjmë edhe një televizion, ku shpalosim qëndrimet tona, nëse jemi të ftuar në ndonjë medium, ndonjëherë nuk mund t’i përçojmë të gjitha mesazhet e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Haxhiu ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje, shquhet për veprimet më unike që i bën.  “Qasja kritike ndaj kësaj iniciative, është e mirëseardhur, megjithatë  ne e shohim të rëndësishme që kemi bërë diçka të tillë”, është shprehur Haxhiu.

Siç e theksuam në fillim, ka qenë një nga veprimet më të komentuara në vendin tonë vendimi i kryeministrit Edi Rama për të hapur një kanal me emrin ERTV, ndërsa bën përshtypje duke marrë në konsideratë marrëdhëniet o ftohta mes Kurtit dhe kreut të qeverisë shqiptare për shkak të qëndrimeve të kundërta. Këtë herë dhe në këtë variant ata mendojnë njësoj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME