Categories Lajme

“Aleks na vrave, të kam vëlla. Bravo Aleks, bravo”/ Pamjet tronditëse të të rinjve me 307 km/orë në tunelin e Kalimashit (VIDEO)

Pa ka kaluar ende një javë nga aksidenti tragjik i ndodhur në rrethrrotullimin e TEG me 3 të vdekur dhe 3 të plagosur, sot një video e çmendur serviret në rrjetet sociale.

Dy personazhet e njohur të “Tik-Tok”, Aleks Visha dhe Kleviol Ahmeti shfaqen duke lëvizur me shpejtësi skëterrë në tunelin e Kalimashit. Ata tregojnë videon për ndjekësit e tyre, ndërsa nuk ngurrojnë të shfaqin dhe sa shënon kilometrazhi në momentin që po i drejtohen qytetit të Kukësit.

Plot me 307 kilometra në orë dy të rinjtë lëvizin me makinën e tyre luksoze, ndërsa në fund rrezikojnë dhe një makinë tip Mercedes Benz përpara tyre.

“Aleks na vrave, të kam vëlla. Bravo Aleks, bravo”, dëgjohet t’i thotë Klevioli shokut të tij që drejton mjetin dhe pas frenimit, shmang një aksident që mund të kishte rezultuar fatal me atë shpejtësi. Edhe pse çdo ditë aksidentet po marrin jetë njerezish, shqiptarët me sa duket e kanë të vështirë të ndërgjegjësohen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME