Categories Lajme

Ambulancat pritën me orë të tëra para “Shefqet Ndroqit”, mjeku ia thotë troç Bratajt: Diçka çedoi, mungon kordinimi

Mjeku i Urgjencës Paraspitalore në QSUT, Dritan Koçia ka folur në “Open” lidhur me denoncimin që bëri me anë të një postimi në rrjtet sociale, ku tha se kishte mbi 6 orë që priste në ambulancë dhe nuk i jepej zgjidhje që pacienti të shtrohej në spital. Koçia tha se atë natë diçka çedoi, sistemi ishte në “gjumë” dhe nuk u koordinua. Nga ana tjetër Brataj tha se të tilla situata ndodhin në kohë pandemie, pasi ka fluks të shtuar.

Vasili: Cila është gjendja ku punoni ju?

Koçia: Unë jam mjek i urgjëncës paraspitalore në QSUT. Qëndrova me një pacient deri në 7 të mëngjesit. Unë në 3 kam bërë statusin. Në 9 mund të jetë bërë akomodimi në shtrat i pacientit. Nuk ka bërë vaki shpesh, por nga mesi i tetorit deri tani kapasur disa raste të tilla. Sot mora vesh që situata ka qenë plotësisht e qetë. Pritjet nuk kanë zgjatur 30-40 minuta.

Vasili: Çfarë ju bëri ta shkruani atë status?

Koçia: Nuk është çështje irritimi, se ajo është pjesë e punës sonë. Ajo që më shqetëson ishte për pacientët e tjerë. Në momentet që 6 ambulanca qendronin të bllokuara për një defekt sistemi, ishin në gjumë, shkurt. Nëse covid-2 i kishin të ezauruara shtretërit, hajde shkojmë te covid-1 ose covid-3. Ishte defekt sistemi referues. Në momentin që mbyllet porta do mbetesh me pacientein në makinë. Duhet të funksionojë sistemi të thotë ALERT. Duhet të zgjidhim situatën.

Brataj: Unë kam thënë që ka pasur pritje, dhe do të ketë, jemi në pandemi. Veç pritjes, duhet të themi që ka pasur, por qytetari ka qenë në ambulancë, pjesë e spitalit. Nuk mendoj që ka pasur mungesë oksigjeni. Ka pasur thirrje.

VasiliA duhet të qendrojë mjeku Koçia në të ftohtë në 4 të natës të rri të ndërrojë bombulat e oksigjenit.

BratajKa momente fluski, dhe nga ambulancat e rretheve. Mund të vijnë në të njejtën kohë. Ka rastitus disa herë me orë të tëra, jemi në pandemi. Gjendja tani është normalizuar. Personeli ka nevojë për kohën e vetë. E rëndësishme është që pacienti trajtohet dhe në ambulancë.

Vasili: Mjeku shqetësohet dhe thotë pse nuk është hapur covid-4?

Brataj: U hap pjesa e tretë e covid-3. Të mërkurën do hapet covid-4.

Vasili: Po ja ku e kemi denoncimin, pse nuk ka kapacitete, pse duhet të presim?

Koni: Nuk ka nevojë të bëhet taksative që këtë javë apo këtë muaj të themi që duhet të shkojnë pacientët te covid-3 apo 4. Nëse janë plot spitalet t’i thuhet të shkojë te spitali tjetër.

Brataj: Unë do pres që ta mbush atë spitalin që kam pa ezauruar.

Koçia: Desha të korigjoja dr.Skënderin. Një nga shqetësimet që ngre është koordinimi i spitalit. Duhet të ketë një koordinator të përgjithshëm, për të parë situatën në spital në çdo moment në kohë reale. Që të bëjë përllogaritje dhe të mos humbasim kohë për pacientin e radhës. Atë ditë që bëra statusin i bie 8 orë në pritje. Nga 2 pacientë i bie 16 pacientë që mund të transportoheshin me ambulancën time. Atë natë diku dhe diçka çedoi. Hajde të bëhemi bashkë dhe ta zgjidhim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME