Categories Lajme

Amnistia për 600 të dënuar, Manjani: Lojë e pisët për të joshur opozitën të thyejë bojkotin

Pak ditë më parë drafti i miratuar nga Ministria e Drejtësisë ku parashikohet se rreth 600 të dënuar sipas kategorive të parashikuara në ligj, do të përfitojnë nga amnistia për shkak të mbipopullimit dhe festave të fundvitit. Por pas lajmit ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili përmes një postimi në Facebook e cilëson si lojë të pisët.

“Qeveria ka përgatitur një amnisti për disa të dënuar. Por nuk i ka 84 vota në Kuvend për ta kaluar. Në këto kushte amnistia e propozuar nuk motivohet nga humanizmi, por thjesht nga loja politike. Qeveria kërkon të joshë opozitën të braktisë bojkotin parlamentar. Të fshijë nga axhenda politike e saj kërkesat për dekriminalizim të politikës; garantimin e zgjedhjeve të ndershme dhe drejtësinë e çliruar nga qeveria.

Në rastin më të mirë për qeverinë, një përçarje e mundshme e opozitës do ishte rezultati më i preferuar. Pra një pjesë e deputetëve të paraqiten për të votuar amnistinë, në emër të humanizmit, është qëllimi i preferuar i qeverisë. A do ndodhë kjo gjë? Të shohim! Por shenjat nuk më duken të mira… Për një gjë jam i bindur: kush i jep oksigjen politik këtij modeli që sundon sot është anti-humanist e anti-demokraci” shkruan ai.

Drafti i është dërguar për mendim Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme. Më pas do të jetë qeveria ajo që do të vendosë, përpara se projektligji të kalojë për miratim në Kuvend i cili në seancën e fundit të dhjetorit duhet të votojë ligjin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME