Categories Lajme

Anila Denaj u ndal sot në Vlorë: Programet e reja të nxitjes së punësimit/ Shteti merr përsipër të paguajë një pjesë të kostove të punës

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u ndal sot në Vlorë, për të zhvilluar një bisedim të drejtpërdrejtë me përfaqësues të biznesit. Sipas ministres Denaj, qëllimi i këtij takimi është për të dëgjuar problemet dhe shqetësimet e tyre teksa përpiqen çdo ditë të rimëkëmbin aktivitetin ekonomik, si dhe për ti njohur ata me skemat e nxitjes së punësimit që po zbatohen nga qeveria.

Një nga përfaqësueset e agjencisë së udhëtimeve që operon në këtë qytetet kryesisht me dy vendet fqinje, Itali e Greqi e njohu ministren me faktin se për shkak të situatës së krijuar prej COVID-19, që solli edhe kufizim të lëvizshmërisë është detyruar të shkurtojë numrin e punonjësve nga 49, në 15.

Ministrja e informoi atë se skemat e nxitjes së punësimit u vijnë në ndihmë bizneseve për të rikthyer punonjësit e tyre në punë. “Nëse ju merrni një punonjës nga ata që janë larguar, gjysmën e pagës minimale do ta financojë qeveria”, tha Denaj.

Denaj po ashtu tha se mbështetje në programet e nxitjes së punësimit ka edhe punonjësit e paregjistruar, të njohur si punonjës në të zezë. “Punonjësit informalë, ata që nuk paguajnë sot kontribute duke u futur te skema e tretë e nxitjes së punësimit, ajo 12-mujore, ku kontributet i paguan shteti si ato të punëdhënësit edhe ato të punëmarrësit, sigurojnë pensionin e tyre”, u shpreh Denaj. Sipas Denaj, programet e reja të nxitjes së punësimit janë një mundësi shumë e mirë që duhet të shfrytëzohen nga biznesi dhe ne i ftojmë të aplikojnë, pasi është shteti ai që merr përsipër të paguajë një pjesë të kostove të punës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME