Categories Lajme

Arbër Hajdari: Gati infrastruktura për ndërtimin dhe rindërtimin e banesave

Sot është mbajtur mbledhja e dytë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, lidhur me pasojat e rënda që shkaktoi tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij në këtë mbledhje, drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari u tregua i gatshëm për të filluar me restaurimin e banesave, pasi rezulton që numri i objekteve që kanë nevojë për ndërhyrje është tepër i lartë.

Në mënyrë për të mos humbur kohë, Hajdari theksoi se është e rëndësishme të mobilizohen e të koordinohen sa më shpejt të jetë e munduar, pasi infrastruktura është gati.

“Kemi propozuar dy ide për këtë projekt. I pari është që ne jemi gati për të nisur restaurimin aty ku është nevoja, sepse nga verifikimet që kemi bërë në terren ka rezultuar që ka një numër të madh banorësh që kanë dalë nga shtëpitë e tyre për tre krisje muri. Është një numër i madh banesash që kanë nevojë për restaurim.

Kemi nevojë që të koordinohemi, siç tha edhe z. Arben Ahmetaj për pjesën e inxhinierëve që çdo gjë të bëhet sipas rregullit.

E kemi pothuajse infrastrukturën gati për të nisur me restaurimin”, deklaroi Hajdari.

Po ashtu, ai sugjeroi që të merret në konsideratë edhe projekti i banesave me përbërje betopani, material që i reziston lëkundjeve sizmike. Ndërsa apeloi edhe njëherë që restaurimi të nisë sa më shpejt. Sepse, sipas tij, nuk është e denjë që qytetarët, banesat e të cilëve kanë pësuar krisje a dëme që mund të riparohen, të qëndrojnë për një kohë të gjatë në hotele. Por të rikthehen në shtëpitë e tyre.

“Gjithashtu edhe projekti që ju përmendet i banesave me përbërje betopani dhe druri, është realisht një projekt që mund të na ndihmojë, por edhe të kalojë njerëzit larg betonit, tullës dhe llaçit.

Ajo që sugjeroj është që të koordinohemi dhe sa më shpejt të nisim restaurimin e banesave sepse është gjynah që njerëzit të rrinë nëpër hotele kur kanë dëmtim të pjesshme në banesa.

Për pjesën e rindërtimit, ato shtëpia që nuk bëhen më, unë mendoj që duhet të fusim në lojë projektin e shtëpive të betopanit, një teknologji në botën e zhvilluar shumë e njohur, por edhe shumë e fortë për tërmetet.

Kemi në koncept vetëm betonin, por ka teknologji që janë shumë herë më të mira. Duhet të sjellim edhe disa shembuj në Shqipëri që t’ia prezantojmë këtë gjë njerëzve. Atje në Thumanë, Durrës, Tiranë; që të marrim edhe dakordësinë e njerëzve që do të banojnë në ato banesa”, u shpreh Arbër Hajdari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME