Categories Lajme

Ardian Kollozi: Në Armen, aty ku kam rrënjët, Ndaj këtu gjej gjithmonë strehën e qetësisë, supin ku mbështetem

Vazhdojnë takimet e Bindjes Demokratike si partia e duhur për këto zgjedhje.

Postimet  e Koordinatorit  Politik dhe Kandidati për Deputet i Bindjes Demokratike për Qarkun Vlorë, Ardian Kollozi .

Në Armen, aty ku kam rrënjët. Vendi ku kanë kontribuar paraardhësit e mi. Shtëpia ime e zemrës, e emocionit e dashurisë dhe pikëreferimi i krenarisë sime. Ndaj këtu gjej gjithmonë strehën e qetësisë, supin ku mbështetem. Ju jeni forca ime dhe mbështetja ime e madhe ndaj ju kam krah të djathtë në këtë sfidë, ku kam vënë zemrën dhe është për mua më e rëndësishmja që kam ndëmarrë ndonjëherë.

Bindja Demokratike do të inkurajojë dyfishimin e të ardhurave të prodhuesve të sektorit bujqësor, duke garantuar akses të sigurtë dhe të barabartë mbi tokën, inputeve të tjera bujqësore, njohurive, shërbimeve financiare, tregjeve dhe oportuniteteve. Strukturat shtetërore duhet të garantojnë që njohuritë dhe shërbimet financiare duhet të jenë të arritshme njësoj dhe falas, duke filluar nga fermeri familjar e më tej.

  1. Prioritet i yni do të jetë realizimi i regjistrit kombëtar të tokës bujqësore dhe çertifikimi i saj, duke synuar kështu kalimin e tokës bujqësore shtetërore drejt prodhuesve vendas dhe konkurrues të suksesshëm në tregun evropian.
  2. Ne do të kërkojmë gjithashtu shtrirjen e skemave të stimulimit të punësimit të rinjve drejt sektorit bujqësor. Përmes kësaj synohet të arrihet subvencionimi i sigurimeve shoqërore të punonjësve në moshë të re (deri në 25 vjeç) të punësuar pranë fermave bujqësore dhe blegtorale, si dhe të shoqërive, që merren me zinxhirin e përpunimit agroushqimor. Niveli i subvencionimit do të jetë i lidhur me nivelin e qarkullimit vjetor të realizuar dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes një skeme transparente dhe pa kosto administrative për biznesin. Voto Bindja Demokratike. Voto nr 4

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME