Categories Lajme

Argjinatura e re në tokat bujqësore të Vlorës dhe Fierit, të mbrojtura nga vërshimet e Vjosës dhe garanci për punën e fermerëve të kësaj zone

Tokat bujqësore të Selenicës në Vlorë dhe Ferrasit në Fier, falë një investimi të bukur të qeverisë për panelet mbrojtëse e për argjinaturën e re, janë tanimë të mbrojtura nga vërshimet e Vjosës dhe ofrojnë një pamje spektakolare, përveçse edhe garanci për punën e palodhur të fermerëve të kësaj zone.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga ky investim për argjinaturën e re në tokat bujqësore të Vlorës dhe Fierit.

“Tokat bujqësore të Selenicës në Vlorës dhe Ferrasit në Fier, falë investimeve si këto në të gjitha zonat problematike të vendit, sot situata s’ka të krahasuar me disa vite më parë, kur qoftë dhe pak reshje përmbysnin sipërfaqe të tëra tokë bujqësore, e dëmtonin shtëpi, prodhime dhe biznese”, shprehet Rama.

Bexhet Hodaj banor i këtyre zonave shprehet se, “këto investime të kryera siç është argjinatura e lumit Vjosë dhe ndërtimi i një sërë panelesh ka dhënë garanci për të gjithë fermerët e kësaj zone, të cilët e kanë vuajtur për vite me radhë gërryerjen dhe zhdukjen e tokave bujqësore”.

Shefki Toskallaraj banor i fshatit Qarr u shpreh se, “para vitit 2015, kjo zona që shikojmë këtu ka qenë tokë. Nga përmbytjet e mëdha që janë bërë janë prishur rreth 3 hektarë tokë. Këtu është bërë një punë e jashtëzakonshme sepse është mbrojtur kanali vaditës, i cili vadit rreth 4 mijë hektarë tokë”.

“Në të njëjtën kohë janë mbrojtur nga përmbytjet fshatrat Martin, Qarr, Bocovë dhe zona të tjera”, tha Toskallaraj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME