Categories Lajme

Arjan Tase po hetohet për lidhje me grupet e trafikut të drogës/ Gomonia që përplasi për vdekje 7-vjeçaren dyshohet se përdorej edhe për shitje narkotikësh

Dyshimet e hetuesve të Prokurorisë së Vlorës dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore janë se Arjan Tase,polici që goditi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia, mund të ketë lidhje me trafikun e drogës dhe organizata kriminale që kanë aktivitetin e tyre trafikun e narkotikëve. Madje, dyshimet e hetuesve shkojnë më tej, në përdorimin e të njëjtit skaf që goditi 7-vjeçaren, për këtë aktivitet të jashtëligjshëm. Mjeti është zyrtarisht në pronësi të kushëririt të Arjan Tases, Adhurim Kushit, si pjesë e një biznesi që merrej me dhënien me qira të mjeteve lundruese.

Megjithatë, Prokuroria Vlorë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po verifikojnë e lidhjet e tyre pasi besohet se ish-oficeri qëndron pas aktivitetit. Kjo nuk është hera e parë që Tase dyshohet si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Përpara dy vitesh, në kohën kur ishte Shef i Komisariatit të Himarës, ai u arrestua nga policia e Vlorës për lejimin e kultivimit të parcelave me kanabis me një grup tjetër prej 39 personash.

Tase u akuzua për shpërdorim detyre dhe u la në arrest shtëpie. Ishte i vetmi që arriti të shpallej i pafajshëm nga Apeli i Vlorës dhe për këtë arsye u rikthye sërish në detyrë në Policinë e Shtetit. Arjan Tase akuzohet për “vrasje nga pakujdesia” për ngjarjen e së martës në Potam. Ai nuk është më pjesë e strukturës blu, pas përjashtimit nga kryepolici Gledis Nano, menjëherë pas ngjarjes së rëndë. Ngjarja provokoi shkakrimin zinxhirë të të gjithë Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Vlorë, të cilët nuk ndoqën urdhërat e policisë për survejimin e brigjeve për mjetet lundruese dhe kontrollin e tyre sipas ligjit.java news

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME