Categories Lajme

Arrestimi i Fredi Belerit! Sot do të jepet masa e sigurisë

Mesditën e sotme pritet të zhvillohet gjyqi për Fredi Belerin, kandidati për kryebashkiak të Himarës, i cili u arrestua për “blerje votash”, arrestim ky që ka shkaktuar reagime të forta nga opozita dhe nga shteti grek.

“Arrest me burg”, pritet të kërkojë prokuroria e Vlorës për kandidatin për bashkinë e Himarës dhe bashkëpunëtorin e tij Pano Kokaveshi. Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën për veprën penale të “Korrupsionin aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.

Beleri u arrestua natën e së enjtes e për këtë arrestim, kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se “nuk do të pranojë”.

Nëse Shqipëria dëshiron t’i afrohet BE-së, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkiake”, ka qenë mesazhi i kryeministrit grek.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, krahas udhëzimeve që i dha qeverisë së Shqipërisë për progres, theksoi se “arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie dy ditë para zgjedhjeve nëse nuk ka prova të forta, përbën një skandal”

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës.

Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës.

Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral.

Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”.

Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s’ka prova.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME