Categories Lajme

Arrestohet 16 vjeçari në Fier, “Skifter” i portofolave

Një 16 vjeçar është arrestuar në Fier pasi ka kryer disa vjedhje, kryesisht bëhet fjalë për portofola.“Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i cili u vodhi paratë 3 shtetaseve në qytetin e Fierit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit O. M., 16 vjeç, banues në Drizë”, thotë policia.

Sipas policisë ai dyshohet se është autor i dyshuar i 3 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Fierit, konkretisht:

Në lagjen “Apollonia” ka vjedhur portofolin e shtetases S. S., brenda së cilit kishte 20.000 lekë.
Në lagjen “Kastriot” ka vjedhur portofolin e shtetases R. L., brenda së cilit kishte 7.000 lekë dhe 1 palë vath floriri.
Në lagjen “1 Maji” ka vjedhur shumën prej 30.000 lekësh në farmacinë e shtetases J. H.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME