Categories Lajme

Grabiten të moshuarit, gruaja: Burrin e kam pa këmbë, s’na ndihmon njeri (Video)

Në fshatin Belorta të Korçes, të moshuarit janë duke u përballur me hajdutët që u futen shpesh nëpër banesa. Ata shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga policia edhe pse kanë denoncuar disa herë.

Eliverta dhe Mehmet Meçolli janë një cift të moshuarish në fshatin Belorta të cilët shprehen se janë grabitur disa herë. Hera e fundit sipas Elivertës ka qenë para disa ditësh, sipas saj edhe pse gjithmonë lajmërojnë Policinë asnjëherë nuk është marrë asnjë masë.

“Burri u paralizua, e di gjithë fshati që burri ka prerë këmbët, asnjë s’më ka ndihmuar vetë i kam ndërtuar gjitha. Kushëriri i burrit ma prishi mutrin më goditi, 3 dosje në prokurori. Policia e di shumë mirë dhe ska marrë asnjë masë, ky i ka dhënë lekë.

Tani nuk më lënë rehat as kunata me gjithë nusen e djalit, më kanë vjedhur pulat dhe qenin. Policia nuk më ka ndihmuar, as kryeplaku nuk më ndihmon. Kanxhullat më kanë vjedhur, portën e shtëpisë më duan të vjedhin.

Unë dhe burrin jemi invalidë, vinin fëmijët më ndihmonin. Burri është pa këmbë. 30 vjet demokraci nuk kam parë ndihmë, që kur ka rënë pandemia asnjë s’më ka ndihmuar mua, asgjë nuk më kanë sjellë. Kryeplaku ndihmon të tjerët edhe grabitësit”, thotë Eliverta Meçolli.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/383125203556510

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME