Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të rënda për jetën në Rrogozhinë, ndërsa policia ka arrestuar një 26-vjeçar dhe ka sekuestruar një armë zjarri tip kallashnikov.

26-vjeçari A. I. akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kanosja”, ndërsa 21-vjeçari O. T. për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00 të datës 13 shtator 2026, kur policia ka marrë informacion se një person po kanoste me armë zjarri, për motive të dobëta, një 35-vjeçar.

Pas marrjes së informacionit, shërbimet e policisë kanë lokalizuar banesën ku ndodheshin dy të dyshuarit dhe kanë ushtruar kontroll në ambientet e saj.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Sipas policisë, A. I. kishte kanosur për vrasje shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili po shkonte në banesën e një 36-vjeçareje në Rrogozhinë, ku ndodheshin A. I. dhe O. T.

Ndërkohë, pas veprimeve procedurale dhe konsultimit me Prokurorin, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 36-vjeçaren, e cila akuzohet për “Moskallëzimin e krimit”. Sipas policisë, ajo nuk ndodhej në banesë në momentin kur ndodhi konflikti mes dy shtetasve.

Arma e zjarrit dhe municionet e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme kriminalistike.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME