Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e tij dhe familjarët e tij, me qëllim për t’i marrë shumën prej 300 mijë eurosh.

Policia bën me dije se operacioni i koduar “Mesazhi” u finalizua nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë.

56-vjeçari Ardian Muka, i cili ishte emigrant në Greqi, provoi të bëhej gjobëvënës, por nuk i eci.

U tradhtua në letrën kërcënuese përmes të cilës kërkoi 300 mijë euro, nga dialekti se si kishte renditur kushtet ndaj kushëririt të tij, që ndërkohë ka biznes në Itali.

Mbasi kanë studiuar letrën e gjobëvënies, agjentët e Komisariatit numër 7 në Tiranë u bindën se bëhej fjalë për një banor të zonës së Gërdecit, mes të tjerash sepse ai njihte shumë mirë detaje nga jeta në këtë fshat.

“300 mijë eurot lidhini në një qese dhe vendosi tek depozita e gazit mbas shtëpisë, pastaj do ju shkruaj unë se ku do t’i vendosni sërish”, urdhëronte i dyshuari Muka, në letrën e mbyllur në zarf ku kishte lënë si shenjë paralajmëruese edhe një plumb.

Tashmë i arrestuar për akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes dhe mbajtjes së municioneve, Muka pranoi se ishte ai kanosësi, i cili, siç rezulton nga burime të sigurta për Top Channel kishte lënë të njëjtën letër gjobëvënëse në derën e kushërinjve të tij edhe verën e vitit të kaluar.

Por të afërmit e tij kishin vendosur ta kalonin në heshtje episodin e parë dhe kanë pritur me ankth se çfarë do të ndodhte me ta, megjithëse rezulton se të gjobiturit jetonin në Itali dhe zotërojnë një biznes ndërtimi.

Në dijeni të plotë edhe të disa konflikteve të tjera ekonomike, 56-vjeçari dyshohet se shfrytëzoi sërish pushimet verore në vendin e tij dhe përpiloi letrën që, për të fshehur gjurmët, e shkroi me gërma kapitale. Mes shumë gabimeve gramatikore, i dyshuari la shenja për agjentët e Komisariatit të Vorës që, teksa kërkonin autorin, ndërkohë ishin të alarmuar nga një kërcënim tjetër i tij.

“Ai përmendte se do vendoste eksploziv në banesë dhe kjo solli në vendngjarje edhe hetues të krimeve të rënda”, tha  në kushtet e anonimitetit një burim policor, sipas të cilit ishte vetë autori që, me gabimet në letër, ndihmoi padashje në zbulimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME