Categories Lajme

Arrestohet 49-vjeçari në Dibër, Kanosi me kallashnikov bashkëfshatarin për pronat (EMRI)

Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë. Uniformat blu bëjnë me dije se 49-vjeçari, Astrit Fishti, kanosi me kallashnikov bashkëfshatarin, për motive pronësie. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI: Dibër, Kanosi me armë zjarri kallashnikov bashkëfshatarin, për motive pronësie, kapet dhe arrestohet në flagrancë 49-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Vrenjt, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, për të kanosur bashkëfshatarin e tij, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti.

Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti për motive pronësie, është kapur dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi A. F., 49 vjeç, banues në fshatin Vrenjt, Dibër.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 49-vjeçari, në fshatin Vrenjt, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në ajër, për të kanosur për motive pronësie, shtetasin M. F., 25 vjeç (bashkëfshatar i tij).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME