Categories Lajme

Arrestohet 50-vjeçari. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi në pjesën e pasme të kamionit të drejtuar prej tij, u gjetën 36 shtetas të huaj, që do të kalonin ilegalisht kufirin.

Sipas policisë, në pranga ka rënë 50-vjeçari me iniciale  A. M., banues në Krujë, ndërsa është shpallur në kërkim një 28-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Të dy shtetasit kundrejt pagesës do të kalonin ilegalisht drejt vendeve të BE-së 36 emigrantët.

Njoftimi i policisë

DVP Korçë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 19”.

U kap në flagrancë duke transportuar me kamion, kundrejt pagesës, 36 shtetas të huaj që do të kalonin ilegalisht kufirin, vihet në pranga 50-vjeçari.

Shpallet në kërkim një 28-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen automjeti kamion, 2 aparate celulare dhe shuma parash.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, në bashkëpunim me AMP Korçë-Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 19”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-A. M., 50 vjeç, banues në Krujë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi E. D., 28 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që do të transportonte kundrejt pagesës, shtetas të huaj, me qëllim që ata të kalonin ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Memëlisht, bënë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar. Gjatë kontrollit në automjetin kamion tip “Daf”, me drejtues shtetasin A. M., u gjetën 36 emigrantë të paligjshëm. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 50-vjeçari do t’i transportonte emigrantët, në bashkëpunim me shtetasin E. D., kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin ilegalisht drejt vendeve të BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 2 aparate celulare dhe shuma parash.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME