Categories Lajme

Arrestohet administratori i call center-it dhe procedohen 4 punonjës

Administratori i një call center-i në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, ndërsa 4 punonjës operator po procedohen penalisht, pasi mashtronin shtetas të huajnëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive.

Ata u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Ndërkohë, gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Forex Infinit”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë.

Mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihet në pranga admininstratori i subjektit call center, procedohen penalisht 4 punonjës (operatorë).

Sekuestrohen njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Forex Infinit”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. Q., 30 vjeç, banues në Tiranë, administratori i subjektit call center.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit: A. B., 23 vjeçe, A. H., 23 vjeçe, E. D., 32 vjeç dhe P. T., 25 vjeç, të katërt banues në Tiranë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi O. Q. administronte një subjekt privat call center, në rrugën “Dritan Hoxha”. Në këtë subjekt ishin të punësuar si operatorë shtetasit A. B., A. H., E. D. dhe P. T., të cilët, së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME