Lajme

Arrestohet këngëtarja e njohur Elsa Lila, dyshohet për trafik droge

Media italiane “La Republica” shkruan se janë  arrestuar 13 persona, italianë e shqiptarë, mes tyre dhe këngëtarja shqiptare, Elsa Lila.

“Mes të arrestuarve është dhe një këngëtar shumë e njohur në vendlindjen e saj dhe boksieri Petrit Bardhi, tashmë i përfshirë në një tjetër operacion”, shkruan La Republica.

Operacioni i antidrogës, u zhvillua sot në jug të Romës, ndërsa u lëshuan urdhër-arreste për 13 persona, të cilët akuzohen për trafik droge.

Aktualisht vijojnë kontrollet dhe arrestimet në zonën e Acilias. Pas hekurave ka përfunduar boksieri Petrit Bardhi, alias “Titty”, mik i ngushtë i Arben Zogut “Riccardino”, një tjetër boksier, Orial Kolaj, i quajtur “bateria e Ponte Milvio”, citon edhe BW.

Elsa Lila njihet si një prej këngëtareve ikonë në Shqipëri.

Ndalimi i saj sot në Itali, sipas medias “La Republica”, pritet të konfirmohet edhe nga ambasada shqiptare në Itali. Dyshimet janë se ishte “shefja financiare” e bandës, por duhet të shikohet se çfarë do të thotë avokati i saj dhe gjykata më pas.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close