Categories Lajme

Arrestohet polici në Tiranë, presion 22-vjeçarit për ta lënë të lirë: 2 mijë € ose do të…

Një punonjës policie është vënë në pranga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore këtë të diel me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bëhet fjalë për nënkomisarin, Sokol Canameti, 48 vjeç, i vënë në pranga për “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Gjithashtu për dy shtetas të tjerë është caktuar detyrim paraqitje.

“Gjithashtu, është ekzekutuar vendimi penal për caktimin e masës së sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” edhe për shtetasit F.K., 51 vjeç dhe E.K., 22 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim”, njoftoi AMP.

Sipas hetimeve rezulton se Canamati, i cili është Specialist në Seksionin Kundër Narkotikëve në Policisë e Tiranës, kundrejt ryshfetit ka premtuar lehtësimin e pozitave procedurale penale të një shtetasi ndaj të cilit zhvillonte hetime për prodhim dhe shitje narkotikësh.

SPAK ka njoftuar se Canamati ka ushtruar presion ndaj të arrestuarit E.K duke i kërkuar shumën prej 2 mijë Eurosh në këmbim të lënies të lirë duke i thënë se do ta gjente kudo që të ishte nëse nuk e sillte këtë shumë.

I arrestuari ka vënë në dijeni të atin, 51-vjeçarin F.K, i cili nëpërmjet njohjeve ka gjetur 235 000 mijë Lekë dhe ia ka dhënë nënkomisarit të policisë. Kjo shumë është dorëzuar rreth orës 17:30-20:00 të datës 10 Tetor 2022.

SPAK njofton se po heton për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të jashtëligjshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME