Categories Lajme

Arrihet koalicioni, ja kush do ta qeverisë Gjermaninë

Socialdemokrati gjerman, Olaf Scholz tha të mërkurën se ka arritur një marrëveshje me partinë e Demokratëve të Lirë dhe Partinë e Të Gjelbërve për të formuar një koalicion të ri qeveritar. Ky koalicion shënon zyrtarisht edhe fundin e “epokës së Angela Merkelit”, ish-kancelares së Gjermanisë. Sipas marrëveshjes 177 faqëshe që u arrit pas dy muajsh diskutimesh, tri partitë duan të avansojnë investimet publike në teknologji të gjelbërta dhe dixhitalizim.

Kjo marrëveshje do të instalojë koalicionin e parë federal në Gjermani në mes të Social Demokratëve (SDP), liberalëve, Demokratët e Lirë (FDP) dhe ambientalistëve, Të Gjelbërtit.

Kjo po ashtu do të shënojë fundin e qeverisë konservative të udhëhequr nga Angela Merkel për 16 vite, duke shënuar një epokë të re për marrëdhëniet me Evropën dhe gjithë botën. “Ne duam të guxojmë të arrijmë më shumë progress. Ne do të investojmë masivisht në Gjermani për ta mbajtur të përparuar”, tha Scholz në një konferencë në Berlin.

Merkel kishte udhëhequr Gjermaninë dhe Evropën në mes të disa krizave si dhe ka qenë një kampione për demokraci liberale kur autoritarizmi po shpërndahej nëpër botë. Kritikët e saj thonë se ajo ka menaxhuar më shumë sesa ka zgjidhur probleme ndërsa i ka lënë pasardhësit të saj vendime të vështira në disa rrafshe.

Aleanca që arriti koalicionin ka një shumicë në dhomën e ulët të Parlamentit dhe shpreson që qeveria do të betohet muajin e ardhshëm pasi partitë të ratifikojnë koalicionin.

Ky koalicion do të përballet me sfida të menjëhershme pasi Gjermania po përballet me një nga valët më të mëdha të COVID-19, si dhe me një Evropë që po përballet me pasojat e Brexit dhe krizën e kufirit të BE-së me Bjellorusinë./rel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME