Categories Lajme

ARRSH: Kompanitë e rrugëve të fshijnë emrat dhe reklamat e tyre nga veprat që kanë ndërtuar

Autoriteti Rrugor Shqiptar u kërkon kompanive të ndërtimit të rrugëve që të heqin reklamat apo logot e pa autorizuara të cilat gjenden në rrugë apo vepra arti në objektet që administrohen nga ky Autoritet.

Përmes një urdhi të firmosur nga kreu i ARRSH, Evis Berberi bëhet e ditur se ky vendim vjen si pasojë se është konstatuar prania e reklamave apo logove të kompanive që kanë zbatuar punimet në segmente të ndryshme rrugore, kryesisht në vepra arti, ura, mbikalime, nënkalime.

Në urdhrin në fjalë thuhet se prania e tyre bie ndesh me nenin 23 të Kodit Rrugor. Kompanive që kanë në vijim kontrata për zbatim punimesh, t’u bëhet me dije ky Urdhër dhe baza ligjore në të cilën mbështetet, me qëllim që të mos aplikojnë shënimin e reklamave të tilla gjatë punimeve.

Në urdhërin në fjalë thuhet se në rast të ekzistencës së reklamave/logove në objekte të përfunduaratë cilat nuk kanë kaluar në fazën e mirëmbajtjes me kontraktim, kontraktorët të marrin masa që me shpenzimet e tyre të fshijnë reklamat në fjalë. Kur objektet janë në kontrata mirëmbajtje kjo detyrë t’ju komunikohet kontraktorëve të mirëmbajtjes.

Kompanitë të cilat preken nga ky urdhër u është lënë një muaj afat për të fshirë reklamat, ndërsa thuhet se në rast mos zbatimi të këtij urdhri ARRSH do të ushtrojë të drejtën e penaliteteve konform legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME