Categories Covid-19

COVID-19 u merr jetën 8 qytetarëve, 768 raste të reja

Shifra tragjike janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, pasi COVID-19 u ka marrë jetën 8 qytetarëve, mes tyre edhe një 33 vjeçar nga Fieri dhe një 49 vjeçare nga Tirana. Ndërkohë janë shënuar 768 raste të reja, ndërsa në spitale po marrin trajtimin mjekësor 217 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5005 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 768 qytetarë, në këto bashki:

267 raste në Tiranë, 76 në Fier, 49 në Shkodër, 41 në Durrës, 34 në Vlorë, 28 në Elbasan, 24 në Berat, 19 në Mallakastër, 18 në Krujë, nga 17 raste në Kamëz, Korçë, 16 në Kukës, 15 në Kuçovë, 14 në Gjirokastër, nga 13 raste në Lezhë, Kurbin, Sarandë, 10 në Dimal, 8 në Pogradec, 7 në Dibër, 6 në Kavajë, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Vorë, Skrapar, Poliçan, Peqin, nga 4 raste në Cerrik, Libohovë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Pukë, Devoll, nga 2 raste në Gramsh, Kolonjë, Memaliaj, Himarë, Has, Mirditë, nga 1 rast në Tropojë, Rrogozhinë, Mat, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Tepelenë, Librazhd. Janë 12,257 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 217 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 8 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 33-77 vjeç, 1 qytetare 49 vjeçe nga Fieri, 1 qytetare 62 vjeçe nga Shkodra, 1 qytetar 70 vjeç nga Lushnja, 1 qytetar 85 vjeç nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 986 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,998 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME