Rihapet procedura per tenderimin e ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës për lotin e parë të segmentit “Mbikalimi pallati me shigjeta- rrethrrotullimi Shqiponja”.
Pas zgjidhjes së kontratës me bashkimin e operatorëve DH Albania & Biba X, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rishpallur sot procedurat e garës për LOT 1 të Unazës Madhe të Tiranës, “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja”.
Ky vendim vjen pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pezulluar kontratën me operatorët DH Albania & Biba X. Subjekti privat DH Albania, rezultoi të kishte falsifikuar dokumentacionin e paraqitur në qendrën kombëtare të bizneseve.
Ndërkohë më herët ministri i infrastrukturës dhe energjisë Damian Gjiknuri, i ka bërë thirrje prokurorisë të hapë një hetim për këtë shkelje të kryer nga subjekti privat DH Albania.
